Sport

Tyson i jep disa këshilla Seferit, tregon si mund të mposhtet Fury

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 09 June 2018

Mike Tyson thotë se e di se si do t’ia sjellte ferrin në ring Tyson Furyt. Por, a mund të jenë fjalët e tij këshilla të dobishme për Sefer Seferin?
Para luftës së madhe në kategorinë e rëndë ka dy mendime të ndryshme. Tyson Fury (29 vjeç) është të shtunën në Mançester ndaj shqiptarit Sefer Seferi (39 vjeç) favorit absolut.

Mike Tyson ka treguar se cfartë duhet të bëjë Seferi për të korrur sukses kundër Furyt.

“Tyson Furyt i pëlqej, jo vetëm për shkak të emrit të tij”, thotë legjenda e kategorisë së rëndë, Mike Tyson për Blick.ch.

-Advertisement-

“Kur ai do ta ketë kokën e tij sërish nën kontroll, atëherë mund të llogaris në të”, thekson Mike Tyson.

Por, a mund ta godasë atë Seferi? Mike Tyson ka recetën kundër Furyt falas për shqiptarin.

“Duhet të qëndrojë agresiv, nga fillimi duhet ta sulmojë”, thotë Tyson, tipik për të, duke ditur se pikërisht me këtë stil ai u bë si njeriu më i frikshëm i planetit, kuptohet në kohën e tij të artë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera