Sport

Tyson Fury vs Sefer Seferi, ndodhë një skenë shumë qesharake në matje (video)

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 08 June 2018

Para pak çastesh ka përfunduar edhe ceremonia e matjes zyrtare para meçit të nesërm Tyson Fury vs Sefer Seferi.Të dy boksierët janë dukur në disponim shumë të mirë në matjen zyrtare në Mançester, madje pas fotografimit zyrtar, Fury dhe Seferi ishin protagonistë të një skene vërtetë qesharake.

Fury me 206cm, duke qenë dukshëm më i gjatë, pas fotografimit e kapi dhe në mbajti Seferin, duke dashur të dëshmojë fuqinë e tij, por edhe atmosferën përgjithësisht të mirë para meçit, shkruan insporti.com.

Seferi para meçit peshoi 95kg, kurse Fury 120kg dhe kjo diferencë e bën menjëherë autsajder boksierin me prejardhja nga Gostivari, i cili eshe kësaj radhe u prezantua si “coming from Albania, Macedonia”.

-Advertisement-

Shikoni pamjet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera