Sport

Tyson Fury paralajmëron një ndeshje të zjarrtë boksi

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 20 April 2023

Tyson Fury ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh për fansat se ai po rikthehet në ring së shpejti, duke u deklaruar se kampioni i WBC është rikthyer.

Kampioni i botës në peshën e rëndë ka qenë duke u stërvitur fuqishëm për meçin që dështoj kundër Oleksandr Usyk në stadiumin Wembley.

Megjithatë, “Gipsy King” është ende gati për të zhvilluar një luftë në këtë verë dhe është optimist se do t’i rifillojnë bisedimet e luftës me boksierin ukrainas.

-Advertisement-

Kam disa lajme të mëdha, shumë të mëdha”, u tha Fury fansave në një klip të mediave sociale ku ai mund të shihet duke stërvitur këmbët e tij.

“Në një datë të afërt po rikthehem, një luftë absolutisht monstruoze. Mbreti i peshave të rënda po rikthehet fuqishëm shumë, shumë shpejt”, tha Fury njofton Klankosova.tv.

Fury nuk ka boksuar nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ai arriti në një fitore të madhe ndaj rivalit të vjetër Derek Chisora.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera