Sport

Tyson Fury kërcënon Joshuan

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 06 May 2017

Anthony Joshua pritet të përballet me Tyson Fury në prill të vitit të ardhshëm.

Tyson Fury ka paralajmëruar se do të rikthehet në ring gjatë muajit korrik me qëllim që të sigurojë përballjen me kampionin e peshave të rënda Anthony Joshua.

“Jam duke punuar, duke vrapuar dhe duke bërë sparing”, ka thënë Fury, duke shtuar se dueli me Joshuan mund të ndodhë në muajin prill të vitit 2018.

“Do të kthehem më 8 korrik në spektaklin Copper Box. Do të kem disa duele, dy apo tri dhe jam në pritje të Joshuas. Nuk kam dhënë para për dikë tjetër, dua ‘Zotëri Muskulin’”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Anthony Joshua është mbret i boksit pasi javën e kaluar nokautoi boksierin ukrainas, Wladimir Klitschko në raundin e 11-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera