Lajme

“Ty t’ka baba mafi” – Latifi kritik ndaj gjuhës së kriminalizuar prindërore

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 30 August 2022

Në lidhje me rastin makabër të dhunimit të vajzës 11 vjeçare në Prishtinë nga pesë persona, ka reaguar edhe profesori universitar dhe filozofi, Blerim Latifi.

Një element për të fajësuar në mentalitet që farkëtohet te fëmijët, e që prodhon pasoja në maturinë e tyre, Latifi tha se është “gjuha e kriminalizuar prindërore”.

“A e keni pa qysh shumë prindër i drejtohen djalit të tyre: Ty t’ka baba mafi!”, shkroi filozofi në një shkrim në faqen e tij në Facebook.

-Advertisement-

“Dhe pastaj vjen një ditë kur ai përnjëmend bëhet mafi, do të thotë delikuent, kriminel, dhunues, psikopat, me fjalë të tjera, njeri që e gjenë kuptimin e jetës tek paligjshmëria”.

Latifi e sheh si element të rëndësishëm gjuhën prindërore. “Sepse gjithçka fillon me gjuhën, me kriminalizimin e saj”, tha ai.

Një gjuhë e kriminalizuar gjithmonë prodhon kriminelë faktikë, beson Latifi.

“Sepse, siç thotë një teori e njohur psikologjike, njeriu mëson të sillet sipas etiketës që ia vendosin të tjerët. Sidomos fëmijët e të rinjtë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera