Lajme

Turqia tregon se kur do të jetë takimi i radhës mes delegacionit ukrainas dhe atij rus

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 31 March 2022

Takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas, Serghei Lavrov dhe Dmitro Kuleba, mund të zhvillohet “brenda një ose dy javësh”.

Kështu ka bërë të ditur shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, sipas la repubblica.

Pas raundit të bisedimeve të paqes midis delegacioneve në Stamboll, Turqia po luan një rol kyç në ndërmjetësimin midis palëve.

-Advertisement-

“Mund të ketë një takim të një nivel më të lartë, të paktën në nivelin e ministrave të jashtëm, brenda një ose dy javësh,” tha Cavusoglu gjatë një interviste. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera