Lajme

Turqia shqetëson NATO-n, blen sistemin raketor rus

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 27 July 2017
Pas rrëzimit të një bombarduesi rus në vitin 2015, Turqia duket e vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.
Pavarësisht shqetësimeve të NATO-s, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij ka rënë dakord për të blerë sistemin rus të raketave S-400.

“Kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar. Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e sistemit raketor S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët”, tha Erdogan.

Duke u përpjekur të zbusë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, Erdogan tha se ky zhvillim nuk ka përse të shkaktojë tensione, pasi një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për të garantuar sigurinë e vet.

Partnerët e Ankarasë në aleancen veri atlantike, kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e NATO-s, e gjithashtu frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të kompromentuar sistemet e aleances.

-Advertisement-

Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë. Zaur Gasimov, analist  në Fondacionin “Max Ëebber”, që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë për Zërin e Amerikës, se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demostruar sovranitetin e saj dhe per t’u afruar më shumë me Moskën.

Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, kishte çmimin më të ulët në treg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera