Turqia prezanton “bishën e rrugës”, njihuni me Togg T10F
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 10 January 2024
Është zhvilluar në Las Vegas, SHBA, Show Consumer Electronics (CES), një nga aktivitetet më të mëdha teknologjike, ku gjigandët e automjeteve prezantojnë çdo vit “bishat” e tyre.
Ajo që ra më shumë në sy ishte makina turke “TOGG”, me modelin e saj të ri T10F, e cila pritet të hidhet në qarkullim në vitin 2025 dhe do të ofrojë një mbulim prej 600 kilometrash me një karikim të plotë.
Shefi Ekzekutiv (CEO) i Togg, Gürcan Karakaş, në fjalimin e tij në prezantimin e hapjes në stendën e Togg, tha se, pajisja e tyre e dytë inteligjente, Togg T10F, kap shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 4.6 sekonda. I projektuar për të marrë “5 yje” në të gjitha testet e programit Euro NCAP, T10F do të sigurojë drejtimin e sigurt në të gjitha kushtet e rrugës me 7 air-bag-ët e tij dhe infrastrukturën e qëndrueshme dhe solide.
T10F do të ofrojë veçori të tilla si: kontrolli inteligjent adaptiv i lundrimit me funksion ndalimi, sistemi inteligjent i gjurmimit të korsisë dhe paralajmërimi i largimit nga korsia, i cili funksionon me sistemin e zbulimit të shenjave të trafikut, dhe gjithashtu do të ketë një veçori ndihmëse të “pilotit të trafikut të rëndë”.
Me këtë funksion, përdoruesit do të mund të heqin duart nga timoni dhe të ngasin nën kontrollin e T10F në trafik të rënduar me shpejtësi deri në 15 kilometra në orë. Ky funksion do të jetë aktiv në pajisjet inteligjente me nivel hardueri V2.
T10F gjithashtu do t’u ofrojë përdoruesve një kamerë me pamje rrethuese, ndihmës për vëmendjen e shoferit, kontroll të avancuar elektronik të stabilitetit dhe veçori të asistentit automatik të parkimit si standard në nivelin e harduerit V2.

T� tjera
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...

































