Lajme

Turqia ndan rreth një milion dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 21 August 2024

Turqia ka ndarë rreth 1 milionë dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake për Forcat e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri I Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai përmes një njoftimi në “Facebook”, ka thënë se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake të qeverisë turke.

-Advertisement-

“Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera