Lajme

Turqia e “vulos”: Djegia e Kuranit, Suedia nuk është gati për NATO-n!

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 05 July 2023

Dështimi i autoriteteve suedeze për të parandaluar protestat gjatë të cilave u dogj një kopje e Kuranit, ka ngritur në Ankara shqetësime mbi sigurinë dhe pikëpyetje në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u shpreh se vendi i tij mund ta ratifikonte protokollin e anëtarësimit të Suedisë, vetëm nëse Stokholmi “përfundonte detyrat e shtëpisë” dhe bënte përpara me përpjekjet për të trajtuar shqetësimet e Turqisë.

“Fakti që sistemi suedez i sigurisë është i paaftë të parandalojë provokimet dhe po paraqet imazhin e një vendi që sjell probleme për NATO-n, në vend të më shumë fuqie, po na bën të mendojmë në aspektin strategjik dhe të sigurisë. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, nëse kjo gjë do të ishte barrë apo përfitim, mbetet ende një çështje për diskutim”, thotë ministri i jashtëm turk Hakan Fidan.

-Advertisement-

Turqia nuk e ka ratifikuar ende protokollin e anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja i fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Dy ditë më parë Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, sinjalizoi se vendi i tij nuk ishte gati të ratifikonte anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi duhet të bëjë më shumë në raport me detyrat që i takojnë të kryejë, ndërsa e cilësoi djegien e Kuranit si krim urrejtjeje kundër myslimanëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera