Lajme

Turqia e kundërshton pavarësinë e kurdëve të Irakut, thotë se po bëjnë gabim të tmerrshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 09 June 2017

Turqia e ka quajtur gabim të tmerrshëm planin e kurdëve të Irakut për të mbajtur referendum për pavarësi, duke thënë se integriteti territorial dhe uniteti politik i Irakut është thelbësor për Ankaranë.

“Mendojmë se [referendumi për pavarësi] do të përfaqësojë një gabim të tmerrshëm,” ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Express.

Rajoni autonom kurd i Irakut njoftoi dje se do të mbajë një referendum për pavarësi, një vendim që ka shumë pak mundësi të mirëpritet nga qeveria qendrore në Bagdad.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera