Turqia akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/aaaaaaaaa.png)
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 29 April 2022
Turqia akuzoi të premten avionët luftarakë grekë për shkelje të hapësirës së saj ajrore mbi Detin Egje, gjë që sipas burimeve turke të sigurisë, ka ndodhur 30 herë në 72 orë.
Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s, por rivalë rajonalë në Mesdheun lindor, shpesh përplasen për shkeljet e hapësirës ajrore në Egje.
Avionët luftarakë grekë përpiqen rregullisht të përgjojnë avionët turq që hyjnë në atë që Athina e konsideron hapësirën e saj ajrore, duke u përfshirë herë pas here në përleshje të rrejshme në ajër.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Tanju Bilgiq akuzoi forcat ajrore greke për kryerjen e “fluturimeve me qëllim të nxitjes së provokimeve pranë bregdetit turk” dhe për “shkeljen e hapësirës ajrore turke” disa herë në periudhën nga e marta deri të enjten.
Ankaraja u përgjigj “në përputhje me rregullat e saj të angazhimit”, shtoi ai.
Burimet turke të sigurisë thanë se të mërkurën u regjistruan 22 shkelje të hapësirës ajrore dhe se forcat ajrore turke u kundërpërgjigjen çdo herë. Këto burime kritikuan “veprimet e paligjshme, provokuese dhe agresive të Greqisë në Detin Egje”.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të enjten se kishte informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për “sjelljen e fundit provokuese të forcave të armatosura turke”, të cilat shkelin hapësirën ajrore greke dhe “fluturojnë në mënyrë të rrezikshme” mbi ishujt grekë.
Turqia i ka hedhur poshtë kritikat si “të pabaza” dhe “të papajtueshme me agjendën e fundit pozitive dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.
Mitsotakis, në mars u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, i cili ishte takim i rëndësishëm për t’u afruar në kontekstin e luftës në Ukrainë.
“Ne presim që pala greke t’i japë fund retorikës dhe veprimeve të saj provokuese dhe të mbështesë sinqerisht procesin e ndërtimit të besimit të nisur si dypalësh dhe brenda NATO-s, në mënyrë që incidente të tilla të mos ndodhin më”, tha Bilgiq./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
Rohde i cilëson si “ngarkesë” 3 kushtet e djeshme të Kurtit – Serbia po e shkel nenin 4 të Marrëveshjes Bazike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar takimin e djesh...
-
Serbi i arrestuar për spiunazh filmonte fshehurazi policinë e KFOR-in, është agjent rezident i BIA-s
Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, është arrestuar mbi dyshimet për s...
-
BE pas ndalimit të Festivalit “Mirëdita…”: Zhgënjyese, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit
Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festiva...
-
Arrestohet një i mitur për fajde në Lipjan, përfundon në ndalim policor
Një aksion i Policisë i zhvilluar në Lipjan ka rezultuar me arrestimin e një ...
-
“Nuk e keni kalu traumën e GJND-së” – Zëvendësministri Vokrri ballafaqohet me ish-ministrin e jashtëm serb
Zëvendësministri i i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vo...
-
Kryetari i Dragashit mban mbledhje urgjente pas vërshimeve, këto janë vendimet që u morën
Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot takim urgje...
-
Valon Syla: Dimali po rren, edhe vetë ka qenë pjesë e tagjisë sa ka punuar gazetar
Gazetari Valon Syla e ka komentuar deklaratën e deputetit të VV’së, Dimal Bas...
-
Konjufca priti në takim delegacionin e deputetëve të CSU-së të Parlamentit të Bavarisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
Krimet Ekonomike arrestojnë instruktorin e një autoshkolle, mori ryshfet për t’ia kryer dikujt testin për patentë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsio...
-
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në...
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...