Lajme

Turqi, shkon në 3.174 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 01 May 2020

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi është ngjitur në 3.174, pasi vendi regjistroi 93 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Sipas tabelës ditore me të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë në vend, të cilën ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca e shpërndau në Twitter, Turqia ka regjistruar 2.615 raste të reja, duke e çuar shfirën e përgjithshme të të diagnostikuarve në mbi 120.000. Nga ana tjetër, gjithsej 4.846 njerëz janë shëruar plotësisht nga sëmundja, me çka numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 48.886.

Po ashtu, autoritetet turke kanë vazhduar të kryejnë më shumë teste në baza ditore. Në 24 orët e fundit, në vend janë realizuar mbi 42 mijë teste shtesë dhe numri i përgjithshëm i testeve tejkaloi shifrën 1 milion.

-Advertisement-

Rritja e rasteve me koronavirus qëndroi në një normë të parashikueshme dhe numri i pacientëve me nevojë për kujdes intensiv u zvogëlua, tha ministri Koca, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj masave të miratuara nga autoritetet./AA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera