Lajme

Turqi: Përdoret gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë protestuesit e ”1 Majit”

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 01 May 2017

Autoritetet turke kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba të gomës për të shpërndarë turmën e demonstruesve të cilët shpërthyen dhunën teksa po shënonin ditën e ”1 Majit”.

Sipas raportimeve të Reuters, më shumë se 200 persona janë ndaluar nga policia, njofton Klan Kosova.

Protestuesit kryesisht të grupeve të majta, kanë bartur pankarta në duar ku shkruante ”Rroftë 1 Maji, por pa dictator”.

-Advertisement-

Turqia shënon sot ditën e punës vetëm dy javë pas referendumit me të cilin i jepen më shumë kompetenca presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Një agjenci franceze e lajmeve, Frans Press, ka bërë me dije se 60 persona janë arrestuar kur provuan t’i bashkohen tubimit në sheshin e Stambollit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera