Lajme

“Turp, turp”, Kadrijaj: Nuk e di si Kurti mund të vijë të meditojë në atë karrige, kur e ka bërë Kosovën lëmsh

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 17 November 2022

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se është turp ajo që ka bërë Qeveria me projektbuxhetin për vitin 2023.

Në fjalën e saj në Kuvend, ajo falënderoi Kurtin që e prezantoi atë ai dhe jo ministri i financave që ishte i pranishëm dhe tha se bëri mirë që Kurti shkoi pasi ka punë më të rëndësishme për të bërë.

“Nuk e di se si duke pasur aq shumë punë, mund të vije dhe të rehatohet aty dhe të meditojë në atë karrige, duke e ditur se sa lëmsh e ka bërë këtë shtet dhe duke e ditur se si është gjendja e sigurisë në këtë shtet”, tha ajo.

-Advertisement-

Ajo tha se nëse ky buxhet nuk e afekton asnjë kategori, atëherë për kë është bërë ky buxhet.

“Folën shumë për padrejtësitë që po i bëhen komunave. Një padrejtësi që po i bëhet dhe që unë e kam këtu një shembull se çka u keni bërë komunave, sidomos atyre që nuk udhëhiqen nga partia juaj. Unë e kam rastin e buxhetit që e keni ndarë për komunën e Deçanit. Kjo që e keni bërë është turp, turp dhe asnjë projekt i ri, të gjitha janë që janë bartur”, tha Kadrijaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera