Turisti zviceran i mrekulluar nga “Shpella e Gadimes”: Interesante dhe e mistershme
Autori: Gazeta inFokus
21:42 | 09 August 2018
Shpella e Gadimes është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë.
Pasuri e shpellës, që e bënë të veçantë është prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.
Ndër vizitorët e veçantë të kësaj shpelle, është edhe qytetari zviceran Rene Alleman i cili e viziton për herë të parë Kosovën.
“Është hera e parë që vij në Kosovë. Për tri javë sa do ta shëtisë Evropën, vendi që kam dashur ta vizitoj gjithnjë është Kosova. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, shprehet turisti nga Zvicra për RTV Dukagjinin.
Ai ka fjalë të mira për Kosovën, ku dallon mikpritjen e banorëve të saj, ndërsa Shpella e Gadimes i ka lënë më së shumti përshtypje.
“Kosova është vend i mrekullueshëm, sidomos mikpritja. Ajo që më ka lënë përshtypje është kjo shpellë. Është e bukur dhe interesante por edhe e mistershme”, shprehet ndër të tjera zvicerani Rene Alleman, përcjell Telegrafi.
Drejtoresha Adriana Pllana thotë se vitin e kaluar shpellën e kanë vizituar 40 mijë vizitorë.
“Para tri viteve kemi pasur rreth 25 mijë vizitorë, ky numër gradualisht është rritur, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur diku 40 mijë vizitorë nga Kosova e diaspora, mirëpo këtë vit vërehet një rritje e numrit të vizitorëve të huaj”, shprehet Adriana Pllana, drejtoreshë e “Shpellës së Gadimes”.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































