Fun & Video

Turisti serb në Himarë del nudo, pushuesit turren ta mbysin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 05 August 2017

Turistë të huaj që zhvishen në plazhet e Shqipërisë tërësisht nudo, nuk është lajm i ri, por që të jetë mashkull, është e pazakontë.

Shqipëria nuk ka plazhe nudistësh, por kjo nuk i bëri përshtypje një turisti serb i cili i hoqi të gjitha në sy të publikut në plazhin e Himarës.

Ai vuri vetëm një peshqir me përmasa sa pëllëmba e dorës në pjesën intime të trupit, duke mos e vrarë mendjen për fëmijët apo gratë të cilët nuk kanë xhevap të shohin zhveshjen e tij. Plazhi i Himarës njihet si një plazh familjar dhe ky veprim i turisti ngjalli shumë polemika midis të pranishmëve.

-Advertisement-

Në plazh u ndodh gjithashtu një tjetër pushues familjar serb, i cili nisi të debatonte me të dhe pasi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me patriotin e tij, u detyrua të njoftonte personelin e hotelit.

Djali i cili ka raportuar rastin për JOQ.al ka rrëfyer se vendimi i personelit ka qenë i prerë dhe i ka dëbuar menjëherë nga aty të rinjtë.

“Ngelen pa brek keto serbet e dreqit, spysin a ka femij apo nena ne plazh. Fotot jane bere ne himare qe njihet si plazh familjar me shume. Pasi nje familjar serb debatoi me te ne te njejten gjuhe, s’ia doli dot dhe thirri personelin e hotelit per ti hequr nga aty. U kuptua kur po flisnin anglisht dhe te dy palet po jepnin detaje drejt personelit te hotelit dhe si perfundim rezultoi me debimin e te rinjve nga plazhi” (Sic), shpjegon djali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera