Fun & Video

Turistët mund ta pësonin keq, pasi iu afruan elefantit më shumë se që duhet (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 05 June 2018

Grupi i turistëve që po lundronin në një lumë në Botswana, mund ta pësonin keq, pasi iu afruan shumë një elefanti.

I shqetësuar nga prania tyre, ai e goditi barkën disa herë, ndërsa ata nxituan të kthehen prapa, transmeton Telegrafi.

Zhurma që ka lëshuar barka, besohet të ketë qenë shkaktari kryesor që e bëri agresiv, pasi kjo kafshë është mësuar të jetojë në një ambient të qetë.

-Advertisement-

Veprimi i tyre është kritikuar prej shikuesve, pasi nuk është e rekomandueshme të afrohet kaq pranë, shkaku i sigurisë si dhe për të mos i penguar ata teksa jetojnë në vendbanimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera