Lajme

Turistët i shpëtojnë ortekut, njëri prej tyre arrin ta filmojë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 11 July 2022

Dhjetë turistë arritën të mbijetonin pasi një ortek i madh përfshiu malet Tian Shan në Kirgistan.

Madje njëri nga ata arriti edhe ta filmojë ortekun që po ‘pushtonte’ zonën përreth.

Harry Shimmin, ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet orteku që zbret nga një distancë mjaft e madhe derisa iu afrua dhe e mbuloi atë me një shtresë dëbore.

-Advertisement-

Sipas The Guardian, Shimmin bashkë me nëntë personat tjerë arritën të strehoheshin në momentin që rrëshqiti orteku. Megjithatë, sipas njoftimeve, dy persona janë janë spital pasi pësuan lëndime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera