Lajme

Tuntev: Nuk besoj se Prokuroria e tanishme dë ta zbardhë dhunën në Kuvendin e Maqedonisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 22 May 2017

TV21 bën të ditur se deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev dha dëshminë e tij në Prokurorinë Themelore Publike lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

 

Tuntev tha se edhe pse s’ka qenë i lënduar ai ka përjetuar një traumë të thellë e cila do mbetet gjatë në kujtimet e tij.

-Advertisement-

Deputeti socialdemokrat megjithatë nënvizoi se ka qenë i sulmuar verbalisht, i kërcënuar dhe se në çdo moment sipas tij, i ishte rrezikuar jeta.

“Shpresoj që një fatkeqësi e tillë asnjëherë mos të përsëritet dhe se institucionet e këtij shteti deri në fund do ta ndriçojnë këtë rast.

Tuntev tha se nuk beson që Prokuroria Themelore Publike me këtë garniturë do te ndërmarr diçka pas dëshmive të tyre, por se sipas tij, një garniturë e re në këtë Prokurori do të duhet të marrë përsipër rastin dhe të veprojë sipas ligjit. Tuntev është deputeti i radhës pas dëshmive që javën e kaluar i dhanë deputetët e LSDM dhe BDI. Pas tij pritet që të dëshmojë edhe deputeti Ziadin Sela./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera