Tunizia dhe Maroku, pse kaq shumë terroristë nga këto vende?
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 27 August 2017
Në atentatet terroriste në Europë bien në sy terroristë me origjinë nga Tunizia e Maroku. Edhe në atentatin e Barcelonës, terroristi i kishte rrënjët në Marok. Nga vjen ky ekstremizëm fetar në këto vende?
Ridha Raddaoui është avokat. Ai ka punuar për të vlerësuar dosjet e më shumë se 1000 të dyshuarve si terroristë në Tunizi. Konkluzioni i tij: “Më shumë se tre të katërtat e tyre janë më të rinj se 34 vjeç. Kjo është një gjeneratë e re, që nuk e ka ndjerë presionin e diktaturës. 40% e tyre kanë qenë të regjistruar edhe në universitet.”
Shumë janë të rinj, të arsimuar. 70% e të dyshuarve për terrorizëm në Tunizi kanë qenë në kampet e trajnimit jashtë, thotë avokati. Gjysma e të fajësuarve ka gjetur kontaktin me ekstremistët përmes librave fetarë. Të tjerë kanë kaluar nga qarqet e vogla kriminale në gjoja luftën me motive fetare. Por nuk ka një profil të saktë, nuk ka një rrugë të njëjtë për të gjithë drejt ekstremizmit.
Raddaoui dhe kolegët e tij kanë arritur në përfundimin se burgjet e vendit janë fole të radikalizimit. Raddaoui kritikon që edhe 6 vjet pas revolucionit autoritetet në Tunizi nuk kanë arritur të kenë një koncept kundër radikalizimit.
“Autoritetet duhet të zhvillojnë konceptet për deradikalizimin. Por deri më sot nuk është bërë asgjë.” Për strategjitë parandaluese as që bëhet fjalë. Rafiqui u arsimua në Arabinë Saudite. Aty interpretohet kurani në mënyrë vahabite, puriste, gati fjalë për fjalë.
Në Marok mund të japin kontribut njerëz si Abou Hafs. Ai ka qenë i njohur si predikues salafist, i ri, radikal. Pas 9 vitesh në burg, ai rimori emrin e rij të parë, Mohamed Rafiqui. Ai rrëfen se si u bë ekstremist. Babai ishte mjaft konservator e besimtar, dominant, miqtë e tij po ashtu. Rafiqui thotë se “m’u mësua vetëm një interpretim i islamit. Mësuesit e mi nuk më thënë që ka shumë interpretime të tjera. Këtë e kam mësuar më vonë. Ky ishte një shok.” Deri në këtë shok, Rafiqui predikonte kundër të pafeve në Marok, i miratoi sulmet e 11 shtatorit si dënim të merituar për të pafetë.
Vahabizmi, forma më konservatore e islamit, shihet sot si terreni ushqyes për të ashtuquajturin “Shteti Islamik”. Në vitet 70-të e 80-të ai zuri vend edhe në Marok. Në këtë fazë të riislamizimit, mbreti Hasani II donte t’u kundërvihej të majtëve që e vinin në pikëpyetje monarkinë. Eksperti për fenë, Ahmed Assid, në Institutin Mbretëror në Rabat thotë se “vahabizmi u përdor për të vendosur qetësinë. Sepse ai bazohet tek ideja, se sunduesi është ai që di se c’është e mirë për myslimanët, dhe këtë duhet ta pranojnë të gjithë. Të ngrihesh kundër sunduesit është krim në vahabizëm.”
Interpretimi konservator i islamit zuri vend në shkolla e universitete. Maroku u bë më autoritar e pjesërisht radikal. Salafistët nxisnin të rinjtë në emër të islamit. Në vitin 2003, 12 atentatorë nga një lagje e varfër e Casablancas rreth 40 vetë. Një zile alarmi për mbretërinë. Që atëherë ushtrohet më shumë kontroll për predikuesit dhe imamët, ofrohen më shumë investime në lagjet e varfra.
Kreu i “Qendrës për Hetimet e drejtësisë” (BCIJ), Abdelhaq Khiame shprehet se që nga krijimi i qendrës janë goditur 46 celula terroriste në Marok. “Duhet të luftohet arsyet e radikalizimit. Këtu luajnë rol edhe familjet, shkolla, shoqëria, të gjithë sepse kjo është një sfidë e përbashkët.” Radikalizimi zhvillohet nga shkaqe të ndryshme, këtë e tregojnë studimet në Tunizi, kjo vlen edhe për Marokun. /DW/
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...