Sport

Tuchel “thyen” heshtjen pas shkarkimit: Më larguan shumë shpejt, zbulon favoritët e Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 31 October 2022

Thomas Tuchel u shkarkua në fillimin e këtij sezoni pas një starti negativ me Chelsean, por duket se teknikut gjerman ende nuk është pajtuar me mënyrën si drejtuesit e Bluve të Londrës e larguan, aq më tepër që ai i dhuroi klubit Champions League.

“Unë e shijoja çdo ditë time te klubi i Chelsea-t. Por, mendoj se fundi erdhi shumë shpejt për mua. Gjithsesi, ishte diçka që nuk është në duart e mia dhe janë të tjerë persona që vendosin. Është diçka që çdo trajner e merr parasysh kur firmos me një klub.

Triumfi në Champions? Aty është një nivel shumë i lart dhe asnjëherë nuk mund të mendosh që do ta fitosh. Në atë sezon Chelsea nuk ishte aspak favorit. Kur e unë mora drejtimin e klubit, skuadra ishte në vendin e nëntë në kampionat dhe për ne ishte një arritje edhe fakti që u kualifikuam në Champions”, tha Tuchel për Sportstar.

-Advertisement-

Në fund, 49-vjeçari nuk ngurroi të tregonte sipas tij edhe favoritët për Kupën e Botës në Katar, ku u shpreh se Brazili, Argjentina, Franca, Gjermani dhe Anglia kanë diçka më tepër se kombëtaret e tjera, edhe pse nuk përjashton Spanjën apo një surprizë nga Belgjika apo Senegali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera