Sport

Tuchel: Më në fund, ky është Bayerni që dua

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 06 March 2024

Fitore pa pësuar dhe kualifikim në çerekfinalet e Champions League. Bayern Munich nuk mund të gabonte më dhe kundër Lazios tregoi forcë duke përmbysur humbjen 1-0 në “Olimpico”.

3-0 (Kane 2x, Muller) fitoi skuadra bavareze kundër bardhekaltërve të Maurizio Sarrit, duke vijuar rrugëtimin në kompeticionin e më të fortëve. Më në fund festë dhe buzëqeshje për Thomas Tuchel.

Trajneri 50-vjeçar është përballur me kritika të forta gjatë kësaj periudhe. Pas ndeshjes u shfaq i lumtur, teksa pranoi se ai dhe djemtë e tij ëndërrojnë fitimin e Championsit. Që do të ishte ndarja perfekte me rekordmenët e futbollit gjerman.

-Advertisement-

“Kishim pritshmëri të mëdha, donim të kualifikoheshim me çdo kusht në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gola. Nuk e humbëm kurrë toruan dhe as përqendrimin.

Ndërkohë që minutat kalonin ne po arrinim të gjenim hapësira dhe shënuam në momentin e duhur. E merituam fitoren. Sonte (dje) festohet, le ta shijojmë këtë mbrëmje.

A ëndërroj të fitoj Champions League? Të gjithë skuadrat që mbërrijnë në çerekfinale ëndërrojnë. Klubet, tifozët, gjithashtu edhe unë… “, u shpreh Tuchel, i cili e ka shijuar këtë trofe kur ishte në stolin e Chelseat (2021).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera