Sport

Tuchel me deklaratë të madhe pas fitores ndaj Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 29 November 2018

Thomas Tuchel është deklaruar i lumtur për fitoren e PSG-së ndaj Liverpool.
PSG në ‘Parkun e Princave’ ka mposhtur 2:1 Liverpool, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bernat dhe Neymar, ishin golashënuesit e vetëm në këtë fitore të PSG-së, që ka vlerën e tre pikëve.

“Ka qenë mundësia jonë e fundit për të treguar se mund të konkurrojmë me një skuadër si Liverpool”, ka deklaruar fillimisht Tuchel.

-Advertisement-

“Liverpool ka një mentalitet të pabesueshëm. Duhet të tregojmë se mund të luamë dhe të konkurrojmë me ata. Ishte e nevojshme dhe ne ishim duke pritur për këtë”.

“Luajtëm me shumë energji, si ekip, punuam shumë. Mentaliteti ishte i pabesueshëm dhe ne fituam një lojë intensive dhe shumë të rëndësishme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera