Sport

Tuchel kundër lojtarëve: Te Bayern luhet me 100 në orë, nuk fitohet për 20 minuta!

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 22 January 2024

Bayern Munich pësoi një disfatë të beftë në “Allianz Arena” teksa u mposht nga Werder Bremen me rezultatin 1-0. Një humbje që “djeg” tepër, sidomos kur Bayer Leverkusen kryesues nis tashmë një “arrati” pasi ka shtatë pikë avantazh ndaj bavarezëve, që gjithsesi kanë një ndeshje më pak se “Aspirinat”. Ndërkohë, kjo humbje nervozoi jashtë mase trajnerin Thomas Tuchel, i cili theksoi se futbollistët e tij nuk ishin në lojë për 70 minuta.

“Kjo humbje është totalisht përgjegjësi e jona. Për plot 70 minuta e pata ndjesinë se nuk po luanim për të fituar ndeshjen, e bëmë këtë vetëm për 20 minuta dhe aq nuk është e mjaftueshme. Kjo nuk duhet të ndodhë me lojtarët e një klubi si Bayern Munich.

Kur nënshkruan për Bayern, do të thotë që çdo ndeshje ta luash me 100 kilometra në orë. Ky nivel i dedikimit është për lojtarët dhe për trajnerin gjithashtu. Pashë që në fushë luanim sikur jemi 10 pikë para, duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh Tuchel.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera