Sport

Tuchel konfirmon largimin nga Bayern Munich

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 17 May 2024

Ndonëse disa nga yjet e Bayern Munich, kërkuan që Thomas Tuchel të qëndrojë në krye të bankinës së ‘Bavarezëve’ të paktën edhe në sezonin e ardhshëm, megjithatë, strategu gjerman ka konfirmuar largimin nga gjiganti gjerman.

Tuchel të premten në konferencën për media para sfidës me Hoffenheim, ka bërë më dije se do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni.

“Kjo do të jetë konferenca ime e fundit. Me drejtuesit e Bayernit kemi biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit, por nuk kemi gjetur marrëveshje kështu mbetet në fuqi vendimi i shkurtit ku u vendos që rrugët tona të ndaheshin në qershor të këtij viti”, ka thënë Tuchel.

-Advertisement-

Ai do të drejtojë Bayernin në ndeshjen e fundit të këtij sezoni kundër Hoffenheim, ndeshje kjo që luhet këtë fundjavë.

Bayern Munich e mbyll këtë sezon pa asnjë trofe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera