Lajme

Trupi i pajetë i gruas që u vra në oborrin e QKUK-së i dorëzohet familjes

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 02 December 2022

Arkivoli i gruas së vrarë nga ish-burri i saj të mërkurën në oborrin e QKUK-së i është dorëzuar sot familjarëve.

Trupi i pajetë i Hamide Magashit, që pritej ta lindte të këto ditë foshnjën e saj, është dërguar te shtëpia e familjes së saj në një fshat të Lipjanit, raporton T7 nga atje.

Ndërkaq, i dyshuari për vrasje, ish-burri i saj, Sokol Halili gjendet akoma në arrati.

-Advertisement-

Motrat e viktimës kanë thënë se ai e kishte keqtrajtuar përgjatë tre muajve martesë, e më pas e ka kërcënuar vazhdimisht.

Ndaj tij ishte caktuar masë urdhër-mbrojtje dhe i dyshuari e kishte të ndaluar t’i afrohej viktimës, me vendim të gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera