Lajme

Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 02 March 2022

Kryetari i qytetit Kherson në Ukrainë ka bërë të ditur se forcat ruse janë futut me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit, raporton Sky Neës, përcjell Periskopi.

“Trupat ruse janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit”, tha kryebashkiaku.

Igor Kolykhayev u bëri thirrje ushtarëve rusë të mos qëllojnë mbi civilët.

-Advertisement-

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ecin nëpër rrugë vetëm në ditë dhe vetëm nga një ose dy persona.

“Ne nuk kemi Forca të Armatosura në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu”, tha ai në një deklaratë.

Rusia më herët pretendoi se kishte kapur Kherson, por kjo u mohua nga Ukraina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera