Lajme

Trump: Ua dhamë 33 miliardë dollarë, ata mendojnë se jemi budallenj

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 01 January 2018

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot kritikoi ashpër Pakistanin në “cicërimën” e tij të parë në vitin 2018, duke akuzuar vendin për mbrojtjen e terroristëve.

“Ata sigurojnë strehim për terroristët që po luftojmë në Afganistan, me pak ndihmë. Ka qenë shumë,” tha Trump.Sipas tij, SHBA “pa mend” i dhanë Pakistanit “mbi 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 vjetëve” dhe, në këmbim, nuk fituan tjetër përveç “gënjeshtrave dhe mashtrimit”.

Pakistani, sipas Trump, mendon se “udhëheqësit amerikanë janë budallenj”. Agjencia e lajmeve amerikane Associated Press thotë se është e paqartë pse Pakistani u zgjodh si objektiv i cicërimës së parë të Trump në vitin e ri, transmeton KosovaPress. Për një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Pakistanin për lejimin e ekstremistëve për të vepruar lirshëm në zonat kufitare me Afganistanin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera