Trump takon Poroshenkon para Putinit
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 19 June 2017
Ukraina pret shumë nga takimi i Presidentit Trump me homologun e tij ukrainas Poroshenko. Ata të dy takohen para se Trump të takohet zyrtarisht me Presidentin e Rusisë Putin.
Detajet do të përpunohen deri në minutat e fundit. Ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti që Poroshenko ende nuk e ka bërë publike agjendën e vizitës së tij në SHBA, të planifikuar për javën që vjen. Mediat në Ukrainë kanë konfirmuar se Poroshenko do të vizitojë Uashingtonin së shpejti. Ministria e Jashtme në Kiev e ka konfirmuar se do të ketë takim mes presidentëve, por nuk e ka saktësuar datën.Prej fitores së Trumpit në zgedhjet presidenciale në SHBA është folur shpesh në Ukrainë për takimin e nivelit më të lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Koha e takimit është shumë me rëndësi, sepse Poroshenko dëshiron që të takojë Trumpin para takimit të Trumpit me Presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Kjo i jep mundësinë Poroshenkos që para Putinit t’ia shpjegojë këndvështrimin e tij të luftës në Ukrainë dhe mundësisht t’a fitojë mbështetjen e SHBA-së. Presidenti amerikan dhe ai rus do të takohen për herë të parë në kornizat e takimit të G-20 në Hamburg në fillim të korrikut. Kievi ka frikë nga marrëveshja Moskë-Uashington Ngutia e Ukrainës ka të bëjë edhe me deklaratat e Trumpit gjatë fushatës elektorale. Krerët e Ukrainës nuk e pranojnë hapur por është shumë e qartë që Kievi ka frikë nga ndonjë marrëveshje mes Trumpit dhe Putinit në llogari të Ukrainës. Tumpi e ka lavdëruar shpesh Putinin dhe gjatë fushatës ka paralajmëruar zbutjen e sanksioneve kundër Rusisë. Ka pasur madje edhe paralajmërime për njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë. Udhëheqësi i fushatës së Trumpit dhe ish-këshilltari i Presidentit të ikur ukrainas në Rusi, Viktor Janukoviç, Paul Manafort, ka dhënë dorëheqja pak muaj para zgjedhjeve, pasi që Kievi ka zbuluar disa pagesa të zeza. Deri tani nuk dihet nëse kjo i ka ngarkuar raportet mes Trumpit dhe Ukrainës.
Trump apelon për paqë Pas zbulimit të kontakteve mes SHBA dhe Rusisë, në Moskë dëgjohen shumë rrallë fjalë të mira në drejtim të Trumpit.
Në prag të vizitës së Poroshenkos në Uashington, Senati amerikan ka vendosur madje edhe sanksione të reja kundër Rusisë. Ndaj Poroshenko mund të jetë më i relaksuar. Ai dhe Presidenti Turmp janë biznismenë dhe miliarderë, por kurrë nuk janë takuar më parë. Pas fitores së Trumpit ka pasur dy kontakte të drejtpërdrejta mes adminsitratave të tyre. Në shkurt Poroshenko është takuar me zv/Presidentin Mike Pence gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Në Kiev u tha se SHBA mbështetë zbatimin e Marrëveshjes së Minskut. Ndërsa në maj Trumpi ka pritur në Uashington ministrin e Jashtëm të Ukrainës Pavlo Klimkin – të njëjtën ditë kur ka takuar edhe homologun e tij rus Sergej Lavrov. Presidenti apeloi përmes twitter – “Hajde të bëjmë paqë!” Roli i ri i SHBA Këto takime me ministrat e jashtëm mund të jenë sinjal se pas kuintave po flitet për impulse të reja në procesin paqësorë për Ukrainën. Me muaj të tërë po spekulohet se SHBA do të jetë më aktive se deri tani në krizën atje. Kievi shpreson mbështetjen amerikane. Aktualisht Gjermania dhe Franca janë duke drejtuar të ashtuquajturin “Formati i Normandisë”, në negociatat me Rusinë dhe Ukrainën. Klimkin ka deklaruar pas takimit në maj se Trump dhe Poroshenko do të ndodhë atëherë kur të dihet se cili do të jetë roli i SHBA-së në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Në këto këshillime janë të përfshirë edhe Berlini dhe Parisi.
Gazetari ukrainas Serhij Rudenko beson se takimi Trump-Poroshenko mund të sjellë lëvizje në krizën e Ukrainës. “Mund të ketë një format të ri të bisedimeve me pjesëmarrjen e SHBA”, beson ai. Por shumëçka do të varet edhe nga takimet e ardhshme të Trumpit me Putinin. Rudenko mendon se “çelësi i zgjidhjes së konfliktit edhe më tej është në duart e Rusisë”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...