Lajme

Trump shfuqizon urdhërin e Obamës për armatimin e policisë

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 29 August 2017

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfuqizuar kufizimet e vendosura nga parardhësi i tij Barack Obama për pajisjen e forcave të policisë me armatim ushtarak.

Urdhëri i ri ekzekutiv lejon pajisjen e uniformave blu me helmeta anti-plumb dhe autoblinda. Prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions deklaroi se urdhëri ka si qëllim përforcimin e sigurisë publike.

Gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë, Obama ndaloi ushtrinë që t’i dorëzonte armatime të rënda forcave të policisë, pas trazirave të verifikuara në Ferguson të Misurit në vitin 2014.

-Advertisement-

Vendimi erdhi pas kritikave se policia ishte tej mase e armatosur përballë njerëzve të mbledhur në protesta, gjatë të cilave një adoleshent me ngjyrë i çarmatosur u vra nga një oficer policie i bardhë.

Ish-presidenti shprehu shqetësimin për reagimin e publikut ndaj pamjeve që tregonin policinë e militarizuar, duke deklaruar se policia duhet të perceptohet si pjesë e komunitetit dhe jo si një forcë pushtuese.

Por kryeprokurori Sessions argumentoi se kufizimet e zotit Obama ishin të ekzagjeruara.

“Ne nuk do të lejojmë mbivendosjen e shqetësimeve sipërfaqësore mbi sigurinë publike. Urdhëri ekzekutiv do t’ju mundësojë juve të keni pajisjet e duhura për të bërë punën tuaj dhe për të dhënë mesazhin e qartë se ne nuk do të lejojmë që aktivitetet kriminale, dhuna dhe paligjshmëria të kthehen në një rend normal”, tha Sessions në konventën e policisë. /Top Channel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera