Lajme

Trump pyetet se a do ta sulmojë Korenë Veriore, ja përgjigja e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 30 April 2017

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se beson se presidenti i Kinës, Xi Jinping, është duke i bërë presion Koresë Veriore, e cila është duke zhvilluar programet e vet bërthamore dhe raketore, që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Në një intervistë për CBS, e cila do të transmetohet sot, Trump ka thënë: “Nuk do të jem i lumtur nëse Koreja Veriore kryen test bërthamor, por besoj se as presidenti i Kinës, Xi Jinping, nuk do të jetë i lumtur ” transmeton Express.

E i pyetur nëse kjo do të thotë veprim ushtarak, Trump u përgjigj: “Nuk e di. Mendoj, do ta shohim.”

-Advertisement-

Dje, Koreja Veriore kreu një testim të raketës balistike i cili i dështoi, sipas zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Koresë Jugore.

OKB-ja i ndalon testimet e raketave balistike të Koresë Veriore, për shkak se ato shihem si pjesë e përpjekjes së Veriut për raketa bërthamore që mund ta godasin SHBA-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera