Lajme

Trump: Pagesa për rebelët sirianë – “e rrezikshme dhe e kotë”

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 25 July 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i ka dhënë fund programit për mbështetjen e rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, pasi ai ka qenë “masiv, i rrezikshëm dhe i kotë”.

Deklarata e Trumpit vjen pak ditë pasi gjenerali Tony Thomas, udhëheqës i operacioneve speciale të SHBA-së, ka konfirmuar se operacioni katërvjeçar ka përfunduar, por ka mohuar se vendimi është marrë për të qetësuar Rusinë, e cila mbështet Assadin.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se The Amazon Washington Post “i ka fabrikuar faktet” rreth përfundimit të pagesës për rebelët sirianë, që luftojnë Assadin.

-Advertisement-

Ky postim është përgjigje ndaj një artikulli të gazetës, e cila ka thënë se bashkëpunimi me Moskën është bërë çelësi i strategjisë së Trumpit në Siri.

Këtë muaj, SHBA dhe Rusia janë pajtuar për krijimin e zonave të sigurta në jug të Sirisë.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka miratuar programin sekret për rebelët sirianë në vitin 2013, pasi grupet e opozitës kanë kërkuar mbështetje nga jashtë në kryengritjen e tyre kundër Asadit.

Mijëra luftëtarë janë trajnuar dhe armatosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera