Lajme

Trump: Nuk i largoj sanksionet ndaj Rusisë, pa arritur marrëveshje për Sirinë dhe Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 14 July 2017

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk do të largojë sanksionet ndaj Rusisë, në rast se Moska nuk pajtohet të negociojë për paqe në mes të palëve ndërluftuese në Ukrainë dhe Siri.

“Nuk do të largoja kurrë sanksionet pa u bërë një zgjidhje në të mirë të të gjithëve në Siri dhe Ukrainë”, u ka thënë Trump gazetarëve më 13 korrik.

“Unë kam bërë marrëveshjë të mrekullueshme. Pse duhet t’i largojë sanksionet nësë nuk fitoj asgjë?”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka ngritur për diskutim çështjen e sanksioneve, në takimin e javës së kaluar në Gjermani.

-Advertisement-

Këto komente presidenti Trump i ka bërë jo zyrtarisht, derisa më vonë i ka publikuar Shtëpia e Bardhë.

SHBA, i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, në periudhën kur Barack Obama e ka udhëhequr shtetin amerikan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera