Sport

Trump i ndëshkon mediat me karton të kuq pas takimit me shefin e FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 29 August 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ua ka treguar kartonin e kuq mediave të mbledhura në Shtëpinë e Bardhë pas takimit që pati me presidentin e Federatës së Futbollit Botëror (FIFA), Gianni Infantino.

Infantino ishte mysafir special në Uashington, ku shefi i organit qeverisës të futbollit botëror dhe Trump u takuan për të diskutuar rreth Kupës së Botës 2026, e cila do të organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksiko.

Infantino mbërriti në kryeqytetin e SHBA-së me dhurata në dorë të martën. 48-vjeçari i dhuroi Trumpit një fanellë dhe kartonë të verdhë dhe kuq.

-Advertisement-

Infantino bëri shaka duke thënë se Trump mund t’i përdorë kartonët në takimet e ardhshme me mediat.

“Edhe një gjë”, tha Infantino. “E dini, në futboll, ne kemi gjyqtarë. Ata kanë kartonë. Kartonë të verdhë dhe  të kuq. Kartoni i verdhë është paralajmërim, ndërsa kur doni ta përjashtoni dike [tregojani kartonin e kuq]… pra ky mund të jetë i dobishëm, s’e di”.

Ndërsa Trump u përgjigj: “Shumë mirë. Më pëlqen kjo!”

Më pas, Trump ua tregoi kartonin e kuq mediave që ishin mbledhur në Shtëpinë e Bardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera