Trump mund të jetë në telashe, regjistron bisedat si Nikson
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 14 May 2017
Nëse do të kish regjistruar bisedat me Comeyn, Trump duhej t’i kish bërë publike. Nëse i shkatërron, do të kryente një vepër penale. Nëse do t’i përdorte për të kërcënuar dikë (dhe ndoshta e ka bërë tashmë përmes Twitterit) do të kryente një vepër penale.
1.Kërcënimi
Regjistrimet janë përmendur nga Donald Trump në një tweet të premten, më 12 maj: “Comey duhet të shpresojë se nuk ka “regjistrime” të bisedave tona, para se të fillojë të rrjedhë informacione për shtypin”. Presidenti amerikan e shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey, më 9 maj. Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Comeyt “besnikëri personale” në një darkë më 27 janar.
Sipas rindërtimit të “New York Times” dhe “CNN”, superpolici i Amerikës i është përgjigjur: “Unë mund të siguroj vetëm ndershmërinë për t’i shërbyer vendit”. Trump e mohon këtë version dhe ka kërcënuar Comeyn se do të zbulojë se si kanë shkuar vërtetë gjërat, duke aluduar për “regjistrime të mundshme”.
2. A ekzistojnë regjistrimet?
3. Ku mund të jetë bërë regjistrimi?
Ne e dimë se Trump dhe Comey janë takuar për darkë në Shtëpinë e Bardhë, më 27 janar. Regjistrimet mund të jenë bërë më pas në dhomën e ngrënies të Presidentit, ngjitur me Zyrën Ovale, e përdorur zakonisht nga presidentët për dreka dhe darka me stafin dhe pjesëtarë të administratës. Trump, megjithatë, ka përmendur edhe dy biseda telefonike me Comeyn: ndoshta kjo është pista e duhur. Presidenti mund të ketë regjistruar thirrjet telefonike në Zyrën Ovale.
4. Pse Trump mund të jetë në telashe?
Pas skandalit ëatergate (mikrofona të vendosur në selinë e Partisë Demokratike me urdhër të Presidentit Richard Nixon), Kongresi miratoi një ligj që i konsideron të detyrueshme për publikun, bisedat e regjistruara të presidentit. Nëse ka, dhe në qoftë se Kongresi i kërkon ato Trump duhet që t’i bëjë ato publike. Nëse i shkatërron, kryen një vepër penale. Por presidenti nuk mund t’i përdorë për të kërcënuar apo shantazhuar askënd. Edhe kjo do të konsiderohet si vepër penale.
5. A është Trump presidenti i parë që regjistron biseda?
Pasi Nixonit, po. Para Nixonit, rregjistrimet qenë praktikë e zakonshme. Ka gjurmë të tyre në presidencën e Franklin Delano Rooseveltit (sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore), John F. Kennedyt, Lyndon Johnsonit. Kohët e fundit as George W. Bush as Barack Obama, me aq sa diheti, nuk kanë regjistruar telefonata apo përmbajtjen e takimeve.
6. A do të ishte hera e parë që Trump regjistron biseda?
Jo, në jetën e tij si biznesmen Trump e ka patur zakon që të regjistrojë telefonatat dhe bisedat personale. Ky të paktën është rrëfimi i atyre që kanë punuar me të. Mes të tjerëve John O’Donnell, president i Hotel Plaza Trump në vitet tetëdhjetë, autor i librit “Trump: Historia e brendshme e Donald Trumpit të vërtetë”. O’Donnell konfirmoi për “Uashington Post” se Trump regjistronte praktikisht gjithçka. Një zakon që ai e ruajti edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, dhe ndoshta edhe si president në 2017. /CdS – Bota.al/
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...