Trump mirëpret vendimin e KS-OKB-së për sanksionet ndaj Koresë së Veriut
Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 06 August 2017
Njoftohet se presidenti amerikan, Donald Trump, ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë theksohet se do të rritet presioni ekonomik dhe politik kundër aktiviteteve të Koresë së Veriut të cilat përbëjnë kërcënim dhe shkaktojnë destabilitet.
“Presidenti Trump ka mirëpritur vendimin e ri që ashpërson sanksionet kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për testimin e fundit të raketës balistike. Trump ka vlerësuar mbështetjen e Kinës dhe të Rusisë për kalimin e këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Sanksionet e reja të KS-OKB-së kundër Koresë së Veriut Anëtarët e KS-OKB-së me votën e 15 anëtarëve miratuan vendimin i cili u paraqit në këshill pasi u përgatit nga SHBA-të dhe i cili përfshin sanksione të reja kundrejt Koresë së Veriut.
Me vendimin synohet që të vendoset ndalesë për eksportet më të rëndësishme të Koresë së Veriut siç janë të ardhurat nga burimet nga qymyri, hekuri, plumbi dhe produktet e detit, si dhe pakësimin me një të tretën e të ardhurave të eksporteve të cilat janë gjithsej afërsisht 3 miliardë dollarë. Gjithashtu me këtë vendim vendet anëtare të OKB-së ndalojnë edhe dhënien e lejeve të reja të punës për qytetarët e Koresë së Veriut, ku në këtë mënyrë do të parandalohet edhe hyrja e valutës së huaj në vend nëpërmjet qytetarëve koreano-veriorë që jetojnë jashtë vendit. Me këtë vendim gjithashtu janë shtuar në “listën e sanksioneve të KS-OKB-së kundër Koresë së Veriut” edhe zyrtarë dhe kompani koreano-veriore ndaj të cilëve do të zbatohet ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimi për këto persona dhe institucione. Koreja e Veriut së fundmi me 28 korrik dhe dy herë muajin e kaluar pati njoftuar për kryerjen e testimeve raketore balistike ndërkontinentale.
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...