Trump dhe mbështetja e reformës së emigracionit
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 28 January 2018
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përgëzoi të shtunën presidentin e Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare që shprehu mbështetjen e tij në një intervistë televizive për reformat e imigracionit të propozuara nga Shtëpia e Bardhë.
“Faleminderit Brandon Judd-it të Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare për deklaratën e tij të fuqishme në @foxandfriends se ne kemi shumë nevojë për murin. Duhet të përfundojmë gjithashtu praktikën e “kapjes dhe lirimit” dhe të pastrojmë procedurat ligjore në kufi tani, për sigurinë”, tha presidenti Trump në një postim në Twitter.
Si president i Këshillit, Brandon Judd përfaqëson rreth 18 mijë agjentë të Patrullës Kufitare dhe stafit mbështetës. Judd shpjegoi gjatë intervistës arsyet përse ai e mbështet planin e presidentit për të financuar një mur përgjatë kufirit meksikan.
“Duhet të shikoni historinë”, tha Judd. “Atje ku kemi ndërtuar barriera fizike, numri i hyrjeve të paligjshme ka rënë në mënyrë drastike”.
Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions të premten foli në mbështetje të planit të propozuar nga presidenti Donald Trump, për të reformuar sistemin e imigracionit. Propozimi i presidentit do të ofrojë një opsion për nënshtetësi për 1.8 milionë përfitues të programit DACA, por përfshin kërkesën për 25 miliardë dollarë për forcimin e sigurisë së kufirit, përfundimin e llotarisë amerikane, dhe kufizime më të rrepta për rastet e bashkimit familjar.
Në një fjalim të mbajtur në Norfolk të Virxhinias, Jeff Sessions tha se një sistem imigracioni në bazë të meritave personale do të ishte në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
“Është koha për të vendosur ligje më inteligjente për emigracionin dhe për të filluar zbatimin e tyre. Boll ka pritur populli amerikan. Ne duam të krijojmë një sistem që i shërben interesit kombëtar. Këtë duhet të bëjë një komb si i yni. Nuk ka asgjë të keqe për të mbështetur një politikë imigracioni që ne besojmë se forcon Amerikën dhe na bën një vend më të fuqishëm.”
Një sistem meritokratik, tha Sessions, “do të ishte mirë për ekonominë tonë … më me rëndësi, do të jetë mënyra për të siguruar që sistemi ynë i imigracionit të mos vazhdojë të kërcënojë çështjen e sigurinë tonë kombëtare”.
Në fjalimin e tij, Sessions u përqëndrua në lidhjet e dyshuara midis emigracionit, terrorizmit dhe krimit. Ai fajësoi ligjet e dobëta të migracionit për lejimin e terroristëve në vend.
Të premten në Uashington, Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen lëshoi një deklaratë që gjithashtu mbështet planin e imigrimit të presidentit./VOA
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...