Truket për gjumë më të mirë të bebes suaj
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 15 May 2017
Të gjithë e dinë thënien “flenë si bebe”, mirëpo vetëm nënat dhe baballarët e dinë çka i paraprinë kësaj. Përkundja, bartja në duar, këndimi, lëshimi i muzikës së caktuar, ngasja me automobil…. Metoda të vënies në gjumë ka po aq sa ka edhe bebe. Megjithatë, ka disa udhëzime të përgjithshme që do të mund t’i ndihmonin bebes suaj që ta zë gjumi shpejt dhe të flejë qetë dhe gjatë.
Mos nxitni lidhshmëri të madhe. Bebja nuk guxon të varet nga prindi i caktuar ose ekskluzivisht nga një mënyrë e vënies në gjumë.
Tek bebet asgjë nuk shkon me dhunë. As të ushqyerit, as vënia në gjumë. Krijoni atmosferë të sigurt dhe zhvilloni gradualisht shprehitë e shëndosha për fëmiun tuaj ndaj fjetjes. Problemet sa i përket fjetjes tek një numër i madh i njerëzve të rritur ndërlidhen me shprehitë nga mosha e foshnjërisë.
Si të krijohen shprehitë e shëndosha? Nisuni nga ajo që bebja gjatë gjumit ka të nxehtë, ndjehet mirë dhe e sigurt. Krijoni kushte dhe ambient që imitojnë barkun e nënës. Bebja duhet ta ketë ngrohtë, të jetë e ngopur dhe e sigurt. Mos insistoni në qetësi totale. Zëri i televizorit, i radios ose i aparateve shtëpiake, e ashtuquajtura zhurma e bardhë, shpesh e qetëson beben. Duke qenë se secila bebe është e veçantë (e më së shumti bebja juaj), do të ketë po ashtu edhe reagime të ndryshme ndaj zërave.
Koha kyçe për krijimin e shprehive të shëndosha është në moshën prej 6 deri në 8 muaj. Atëherë, bebja “i hap sytë” dhe bëhet kureshtare. Shikon çdo gjë, i intereson gjithçka, veçmas nëna, të cilës në këtë kohë ia drejton edhe buzëqeshjet e para.
Të tjera
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...