Sport

Tronditet skuadra spanjolle, trajneri i saj diagnostikohet me kancer

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 22 November 2017

Sevilla është tronditur nga lajmi se trajneri i saj, Eduardo Berizzo, vuan nga kanceri i prostatës dhe do të operohet në një datë ende të papërcaktuar.

U duk një atmosferë e pazakontë në mesin e lojtarëve të Sevillas gjatë ndeshjes së mbrëmshme në Ligë të Kampionëve kundër Liverpoolit dhe mënyra se si i festuan golat me trajnerin, shkruan Marca, përcjell Express.

Mesfushori argjentinas Ever Banega e lartësoi në veçanti Berizzon teksa foli para gazetarëve.

-Advertisement-

Klubi nuk e ka mohuar lajmin se Berizzo është sëmurë dhe njoftoi se për më shumë detaje do të dalë në një konferencë për media sot gjatë ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera