Lajme

Tronditet Mali i Zi, 11 të vrarë dhe 6 të plagosur nga një sulmues

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 12 August 2022

Televizioni publik i Malit të Zi – TVCG mëson nga burimet e saj brenda policisë se burri kishte shtënë me armë mbi civilët dhe zyrtarët policorë

Sipas informacioneve të këtij televizioni, 34-vjeçari qëlloi për vdekje të 11 persona, ku më pas ndërhyri policia duke e qëlluar autorin e sulmit për vdekje.

Një pjesë e qytetit Cetinje në Mal të Zi është bllokuar, e është shtuar prezenca policore dhe një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur rrugëve për të mësuar për fatin e më të dashurve të tyre.

-Advertisement-

Nga dëshmitarët e rastit, thuhet se sulmuesi kishte shëtitur tërë lagjen dhe më pas kishte filluar të shtie mbi qytetarët që hasnin në të.

Mësohet se në mesin e gjashtë plagosurve është edhe një zyrtar policor, ndërsa mediat e Malit të Zi raportojnë se kishte ndodhur një konflikt që besohet se i kishte paraprirë këtij sulmi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera