Tronditet Gjermania: Burri sulmon me thikë gruan, ajo bie nga çatia
Autori: Gazeta inFokus
14:00 | 19 July 2026
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Saarbruckenit, ku një grua 30-vjeçare mbeti në gjendje kritike pasi u sulmua me një mjet prerës dhe më pas u rrëzua nga çatia e një ndërtese shumëkatëshe. Policia arrestoi në vendngjarje bashkëshortin e saj, 31 vjeç.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja nisi pas një konflikti mes çiftit në banesën e tyre. Dyshohet se burri e sulmoi gruan fillimisht brenda apartamentit dhe më pas e ndoqi në çatinë e ndërtesës, ku ajo ishte përpjekur të largohej për t’i shpëtuar, shkruajnë mediat gjermane.
Rreth orës 21:00, një patrullë e Policisë së Saarbrucken-Burbach vuri re një person mbi çatinë e një pallati në lagjen Malstatt. Ndërsa një police monitoronte situatën nga rruga, dy kolegë të saj u ngjitën menjëherë drejt apartamentit, por nuk arritën të parandalonin tragjedinë. Gruaja u rrëzua disa metra poshtë dhe përfundoi në trotuar.
Hetuesit dyshojnë se, para rrëzimit, 31-vjeçari e kishte sulmuar bashkëshorten me një mjet prerës edhe mbi çati. Shërbimet e emergjencës i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas e transportuan me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe me lëndime që rrezikojnë jetën.
Gjatë incidentit, në banesë ndodhej edhe fëmija i mitur i çiftit. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, ai iu dorëzua shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve për t’u kujdesur në një mjedis të sigurt.
Pak më vonë, i dyshuari hapi derën e apartamentit dhe u arrestua pa bërë rezistencë. Policia sekuestroi në vendngjarje edhe një mjet prerës, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
31-vjeçari u ndalua në paraburgim dhe pritet të dalë para një gjyqtari hetues, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Në hetim janë përfshirë njësitë kriminale dhe ekspertët e vendit të ngjarjes, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe motivin e konfliktit.

T� tjera
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
-
‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohua...
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
































