Sport

Tronditë Edon Zhegrova, denoncon situatën katastrofale të tij në kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 15 November 2023

Edon Zhegrova ka reaguar në llogarinë e tij lidhur me mosprezencën e tij në ndeshjet e Kosovës në muajin nëntor.

Zhegrova ka bërë një deklaratë “bombastike”, teksa ka treguar arsyet e mosprezencës së tij.

Ai e ka denoncuar situatën katastrofale të tij në kombëtare.

-Advertisement-

Ky është reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

U rrita ne Prishtine me ëndrren qe nje dite do te luaj per Kombetaren time edhe pse deri sa e krijuam Kombetaren e Kosoves ,mua me ofruan shum oferta ,shum joshje te jem diku tjeter , po per mua ishte vetem nje enderr te luaj per atdheun tim per Kosoven. Me muaj te tere me kane joshur te tjeret me lloj lloj oferte, ndersa per Kosoven kam vendosur per 1 minute bisede me te ndjerin Fadil Vokrri sepse e kam degjuar zemren. Te dashur tifoz ditet e fundit erdha ne pikpytje te luaj apo te mos luaj nga njerz te kombetares qe ata vendosin per fatin e Kosovës ne forma individuale dhe asnjeher zyrtare. T ‘ua them te verteten shum her isha penges e disa personave ne kombetare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje por nuk kam folur vetem te mos e prishi harmonin e kombetares sepse kombetarja eshte mbi te gjithe, mbi intrigat dhe thashethemet e njerzve amator kundrejt meje. Ndeshjen e fundit nuk pata mundesi te jem pjes e Kosoves per arsye tashme te njohura pavaresisht deshires sime te madhe. Ua kam bere te ditur qe per ndeshjet tjera dua te jem aty dhe te ndihmoje kombetaren me vullnetin maksimal, por pergjigja e tyre ishte nese nuk do vjen ket ndeshje harroje edhe ndeshjet tjera nuk po na duhesh ,e quditshme kur jom ne formen ma te mire une ma ne fund sakrifikoj gjithqka per Kombetaren time. Njerezit ne kombetare e dine qe une shpesh kam luajtur i lenduar dhe kam sakrifikuar karrieren time per fanellen e kombetares. Ndaj Rumanise kam ardhur kam luajtur me nje kembe dhe asnjehere nuk jam ankuar sepse kete e bej per nderin e shtetit dhe popullit dhe jo per njerezit injorante qe bejne kalkulime dhe nuk ja duan te miren vendit! Shume njerez dhe dashamire te mi me shkruajten dhe me pyeten prandaj desha te jap kete sqarim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera