Rozë

Trippier harron zhgënjimin në Europian, relaksohet në brigjet e Ibizës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 22 July 2021

Kieran Trippier ishte një nga protagonistët e Anglisë në Euro 2020, pasi ndihmoi ‘tre luanët” të shkojnë deri në finale, aty ku u mposhtën nga Italia vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Menjëherë pas përfundimit të europianit, mbrojtësi 30-vjeçar ka zgjedhur Spanjën për të harruar zhgënjimin, pasi ka fluturuar me bashkëshorten e tij drejt Ibizës, ku edhe po kalon pushimet.

Çifti Kieran dhe Charlotte Trippier janë fotografuar mjaft të qetë e të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit në brigjet spanjolle, teksa mbrojtësi duket se nuk po mendon aspak për të ardhmen e tij.

-Advertisement-

Megjithatë mediat në Angli janë të bindur se 30-vjeçari do të rikthehet në kampionatin anglez, pasi ka një marrëveshje paraprake me Manchester United dhe tani pritet që “djajtë e kuq” të gjejnë gjuhën e përbashkët me Atleticon e Madridit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera