Tribunali i Hagës nis hetimet për vdekjen e Pralak
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 01 December 2017
Tribunali i Hagës ka nisur një hetim të pavarur, i cili do të plotësojë hetimet tashmë të filluara nga autoritetet holandeze, lidhur me vdekjen e Sllobodan Pralak.
Ky hetimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi do të kryhet nga ekspertë të pavarur, thuhet në njoftimin për media. I gjithë procesi do të udhëhiqet nga gjyqtari ngaGambia, Hassan B. Jallow, ish prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Hetimi do të nis javës së ardhshme dhe ka për qëllim që të ofrojë një raport para se Gjykata të mbyllet më 31 dhjetor, 2017.
“Hetimi do të vlerësojë të gjitha procedurat aktuale, por gjithashtu do të japë rekomandime që mund të ndihmojnë gjykatat e tjera në të ardhmen. Rezultatet e hetimit do të publikohen, duke respektuar procedurat dhe të dhënat konfidenciale “, thuhet në komunikatë.
Sllobodan Pralak, më 29 nëntor piu një lëng (helm) nga një shishe e vogël pak çaste pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi atij dënimin prej 20 vjet burgim.
Prokuroria holandeze ka konfirmuar se në bazë të analizave paraprake, në shishen e vogël nga e cila piu i dënuari për krime lufte, Pralak, kishte një substancë kimike (kimikate) vdekjeprurëse.
Ai vdiq në spital pasi u nxor nga gjykata. Pralak ishte dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar. Gjykata e Hagës ka konfirmuar të mërkurën dënimin për Pralakun dhe pesë kroatë të tjerë të Bosnjës.
Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...