Lajme

Tri vjet shantazhoi një person, ngritët aktakuzë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 18 January 2018

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit A.M. për shkak të kryerjes së veprës penale detyrim dhe shantazh.

Sipas aktakuzës, vepra penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës së gjatë kohore, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin P.G. që t’i jep të holla të gatshme dhe t’i blej vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vet i ka caktuar.

Në këtë mënyrë i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro. Me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale. Vlen të theksohet se ky rast është i ndërlidhur me rastin e fajdeve kundër të akuzuarve nga familja Kqira.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera