Lajme

Tri vetura shpërthejnë në Stamboll, dalin pamjet

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 15 November 2022

Tri vetura raportohet se kanë shpërthyer në Stamboll.

Mediat turke kanë raportuar se tre vetura kanë shpërthyer në lagjen Fatih të Stambollit në Turqi, por që nuk kanë të bëjnë me ndonjë sulm terrorist si ditë më parë në “Istiklal Caddesi”.

Flakët e dala nga zjarri që nisi në një veturë janë përhapur në automjetet e parkuara.

-Advertisement-

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin duke ndërhyrë në flakët që kanë dalë nga automjetet në rrugën Kocamustafa Pasa.

Aktualisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo të vdekur, por vetëm për dëme materiale.

Ndryshe, ditë më pare ka shpërthyer një bombë në afërsi të sheshit Taksim duke shkaktuar tetë viktima dhe mbi 80 të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera