Tri shenjat e horoskopit që shqetësohen më shumë për paratë
Autori: Gazeta inFokus
17:40 | 08 Mars 2024
Ata mund të jenë personat më të zgjuar që njihni në çështjet e financave, por asgjë nuk i pengon që stresohen si gjithë të tjerët për rrjedhën e parave
Shpenzimet, kursimet, investimet, ata kanë gjithnjë lekët në mendjen e tyre dhe ndonjëherë ky tipar lidhet me shenjën e horoskopit që ata i përkasin.
Në astrologji, ka tri shenja që janë më të orientuara drejt parave falë sundimit të Mërkurit tek to.
Shqetësimet dhe stresi në lidhje me paratë i bëjnë ata më të fokusuar në këtë çështje. Por, cilat janë këto tri shenja më dominuese që e kanë paranë në kokë gjatë gjithë kohës?
Le t’i zbulojmë bashkë!
Demi
Demi ka shije fantastike, por rrallëherë ka një buxhet të përshtatshëm. Si një shenjë e sunduar nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe luksit, Demi priret të ketë produkte që kushtojnë, edhe kur nuk ka buxhet. Ata duan më të mirën kudo që shkojnë dhe shpesh nuk mendojnë për të ardhmen, por çdo financë që kanë e harxhojnë pa u menduar dy herë. Por, njëherësh ata dinë kur të kursejnë sepse sigurinë financiare e kanë mbi gjithçka.
Si shenjë Toke, ata duan të ndihen të qëndrueshëm në aspektin e lekëve, kështu që mund të jenë pak kursimtarë në situata të caktuara.
Virgjëresha
Mërkuri sundon Virgjëreshën, kështu që stresi dhe shqetësimi praktikisht futen në ADN-në e tyre. Ky tipar e bën atë një shenjë tepër të kujdesshme dhe analitike, sidomos kur vjen puna te paratë…Virgjëreshave nuk u pëlqen të marrin rreziqe përsipër.
Të lindurit e kësaj shenje u shmangen punëve me pagesa të ulëta dhe si të orientuara drejt detajeve, Virgjëreshat dinë gjithmonë si të ndërmarrin hapat e duhur për të arritur qëllimet e tyre financiare.
Bricjapi
Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe jetëgjatësisë i bën Bricjapët të jenë gjithmonë në kërkim të pozitave të mira financiare dhe një buxheti që garanton sigurinë për veten dhe familjen e tyre, citon Anabel.
Për të rritur edhe më shumë të ardhurat në familje, të lindurit e kësaj shenje dinë si të rrinë me orë shtesë në zyrë, të ndërrojnë turne, të ecin në këmbë në vend që të marrin makinën për në punë etj. Sepse kur është për të kursyer para ata dinë gjithnjë si ta bëjnë këtë në emër të sigurisë dhe garancisë së financave. /Telegrafi/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































