Fun & Video

Tri ndër mrekullitë më të bukura natyrale në botë

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 31 July 2018

Mrekullitë natyrale të botës kanë forma e madhësi të ndryshme.

Duke filluar nga bregu Na Pali në Hawaii e deri te Verdon Gorge në juglindje të Francës, më poshtë i keni vendet më të mahnitshme të planetit, transmeton Telegrafi.

Deti i Vdekur, Izrael dhe Jordani

-Advertisement-

I gjendur nën 400 metra mbi nivelin e detit, Deti i Vdekur është pjesa më e ulët me ujë në sipërfaqen e Tokës.

Gjendet në një shkretëtirë dhe përmban një sasi të madhe të kripës, prandaj është vend i përsosur për të lundruar.

Ndonëse uji është jashtëzakonisht i bukur vetvetiu, depozitat dhe kolonat me kripë që rriten mbi ujë ia japin këtij deti një pamje unike dhe mbresëlënëse.

Salar de Uyuni, Bolivi

Kur liqenet afër dalin nga shtrati, ato krijojnë një sipërfaqe magjepsëse të pasqyrës e cila e reflekton qiellin dhe retë përmbi.

Salar de Uyuni është vendi më i madh i llojit të vet dhe mbulon mbi 6,500 km katrorë të Altiplanos.

Skogafoss, Skogar, Islandë

Skogafossi nuk rrjedh nga një, por nga dy akullnaja (Eyjafjallajokull dhe Myrdalskjokull).

Sipas një legjende, një viking me emrin Thrasi e kishte fshehur qypin e vet me ari nën këtë ujëvarë mbresëlënëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera