Lifestyle

Tri modelet më të paguara në botë për vitin 2017 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 22 November 2017

Super-modelja Gisele Bundschen – modelja më e paguar në botë për 15 vite – më në fund është “rrëzuar” nga ajo pozitë sepse tanimë edhe zyrtarisht Kendall Jenner ka fituar vendin e parë si modelja më e paguar në botë.

Sipas ‘Forbes’, të ardhurat e Jenner për këtë vit kanë kapur shifrën prej 22 milionë dollarëve, të cilat kryesisht janë fituar nga marrëveshjet me Estee Lauder, La Perla dhe Adidas, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Gisele Bundschen për herë të parë pas 15 viteve është rrëzuar nga vendi i parë si modelja më e paguar në botë

Veç këtyre, Jenner fiton para edhe nga linja e saj e rrobave që e ka me motrën e saj Kendall + Jenner, nga show-i televiziv që e ka me familjen e saj, si dhe fiton para edhe nga 85 milionë ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Kendall Jenner, e cila është vetëm 22 vjeçe, besohet që shumicën e të ardhurave i ka nga rrjetet sociale.

Sa i përket modeles Bundschen, ajo këtë vit është renditur e dyta me të ardhura vjetore prej 17.5 milionë dollarëve, pasuar nga vendi i tretë në të cilën gjendet Chrissy Teigen me rreth 14 milionë dollarë të ardhura vjetore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera